Koalicioni i VMRO-DPMNE-së: Ndryshimet kushtetuese të papranueshme!

Grupi Parlamentar i Koalicionit “Për ripërtrirje të Maqedonisë” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, në vigjilje të takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski, ka riafirmuar qëndrimin që Kushtetuta të mos hapet, me qëllim të ndryshimeve kushtetuese, njofton KlanM.

“Ndryshimet kushtetuese që i pranon qeveria maqedonase që udhëhiqet nga LSDM-BDI janë produkt i diktatit dhe me kushte të papranueshme për qytetarët maqedonas” – thuhet në komunikatë.

Grupi parlamentar i koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja u bën thirrje Qeverisë dhe partive parlamentare, sic thonë, të ndalojnë servilizmin dhe shkeljen e interesave shtetërore dhe kombëtare, sic percjell Klan M, duke rikujtuar se Kuvendi me këtë përbërje nuk ka legjitimitet për miratimin e një vendimi të këtillë që kundërshtohet nga shumica dërmuese e qytetarëve maqedonas.

Kuvendi nuk duhet të vehet në pozitë për të realizuar interesa individuale të biznesit dhe politikës të elitave të pushtetit, por t`i shërbejë sovranit – qytetarëve, thonë nga opozita.

“GP i koalicionit “Për ripërtrirje të Maqedonisë” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja me këtë qëndrim drejton udhëheqësinë e partisë, përfaqësuesit politik të koalicionit dhe Kryetarin e partisë Hristijan Mickoskin, që në takimin e liderëve të riafirmojë qëndrimet për të mos pranuar ndryshimet kushtetuese dhe të respektohen interesat e qytetarëve” – thonë nga GP i koalicionit të VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share