Klubi i natës përfshihet nga flakët, të paktën 29 viktima në Stamboll

Të paktën 29 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri në një klub nate në Turqi. Klubi, në bodrumin e një ndërtesë të lartë në Stamboll ishte i mbyllur dhe në të po kryheshin punime gjatë ditës.

Për rastin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili shprehu ngushëllimet përmes postimit në rrjetet sociale.

Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Stambollit, Davut Gul tha se shkaku i zjarrit nuk ishte ende i qartë. Gül u shpreh se viktimat e zjarrit ishin punonjës, por nuk është e qartë nëse ata ishin kontraktorë apo punonjës të klubit të natës. Ai shtoi se hetimet janë duke vazhduar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share