Klubi i golfit “dëmton” shtëpinë e Ronaldos

Portugezi kërkon ta blejë për të patur privatësi

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Quinta da Marinha në Portugali si vendin ideal për të vendosur vendbanimin e tij pasi të lërë futbollin. Ai pagoi 20 milionë Euro që të mund të ndërtonte atje shtëpinë e ëndrrave të tij.

Ka pasur disa ndryshime në projektin origjinal, por një pjesë e madhe e rritjes së çmimit ka të bëjë me rritjen e kostos së materialeve të ndërtimit.

Tashmë Ronaldo ka hasur në një tjetër problem, atë të privatësisë. Futbollisti synon të blejë një klub golfi që ndodhet pranë shtëpisë së tij për ta prishur atë në mënyrë që familja e tij të jetojë e qetë dhe larg syve të të huajve. Avokatët e Ronaldos tashmë janë duke negociuar me pronarin e klubit të golfit.

Në mediat britanike kanë dalë detaje të projektit të shtëpisë së ëndrrave. Ajo do të ketë një garazh me kapacitet për 30 supermakina dhe të pajisur me ashensorë që do t’i lejojnë Cristianos të zgjedhë një makinë me shtypjen e një butoni. Thuhet se Ronaldo po sheh mundësinë të blejë një gurore në Itali për të siguruar që mermeri në shtëpinë e tij të jetë gjithmonë më ekskluzivi.

Shtëpia, e vendosur në të ashtuquajturën Riviera Portugeze, ka disa dhoma gjumi me suitë me pamje nga Atlantiku, pishina të brendshme dhe të jashtme, një kinema, spa, palestër, dhomë lojërash. “Kostoja nuk është problem. Ronaldo është një perfeksionist që mund të përballojë përsosmërinë”, ka thënë arkitekti.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share