Klubet golashënues në Katar 2022

PSG dominon garën, lojtarët e Milanit vendosin rekord

Kupa e Botës në Katar 2022 është totalisht në logon e Pari Së Zhërme. Në pritje të aktit të fundit që do të sfidojnë me njëri-tjetrin, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, dy nga tre sulmuesit kryesor të kampionëve Francez, klubi parizien dominon rangun e golashënuesve të Botërorit.

Të dy superyjet, Messi dhe Mbappe kanë shënuar 5 gola secili, për ta bërë akoma dhe më interesante finalen e së dielës. Duke i bashkuar këtu edhe 3 golat e Neymar, PSG ngjitet në kuotën e 13 golave në këtë edicion të Kupës së Botës, duke kryesuar edhe në këtë aspekt.

Tridenti i francezëve lë pas Barcelonën me 8 gola, të ndara mes Ferran Torres, Leëandoëski, Gavi, Christensen, De Jong dhe Depay, ndjekur nga Manchester City po me 8. Asnjë klub nuk ka lënë gjurmë në këtë Botëror siç kanë bërë kampionët e Francës, pasi lojtarët e saj deri më tani kanë dhuruar edhe 7 asistime, teksa pas superfuqive qëndron Milani i Stefano Piolit, me 7 gola.

Kuotë që vendos një rekord historik për italianët, pasi si kurrë më parë lojtarët kuqezi nuk kanë shënuar më shumë në një Kupë Bote. Gjithsesi, rekordi i vendosur nga Interi në 2002, ku vetëm Ronaldo fenomeni shënoi 8 është larg.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share