Klubet do të marrin më pak se 50 milionë euro sa ishte premtuar nga FIFA për Kupën e Botës…

FIFA do të presë Kupën e parë të Botës për Klube , e cila ka shkaktuar shumë polemika në botën e futbollit, pasi një tjetër turne është futur në kalendarin tashmë të ngarkuar.

Turneu do të përbëhet nga 32 skuadra nga e gjithë bota, me 12 skuadra nga Evropa, ndërsa shorti do të hidhet të enjten në mbrëmje.

Klubet pjesëmarrëse nuk e kanë përfshirë asnjë të ardhur nga kompeticioni si pjesë e buxhetit të tyre 2024-2025. Kjo është pjesërisht për shkak të pasigurisë se cila do të jetë ajo shifër.

Fillimisht FIFA kishte planifikuar për një garë që do të sillte rreth 2 miliardë euro, por vlerësimi i tyre nuk ka gjasa t’i afrohet.

Marca thotë se 50 milionë euro të famshme për pjesëmarrje tashmë i takon të shkuarës dhe realiteti është se shuma do të jetë shumë më e ulët.

Marrëveshja e transmetimit e bërë me DAZN do të arrijë në 1 miliard euro, e cila së bashku me paratë e biletave do të përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turneu.

Parashikohet se nga totali, skuadrat evropiane do të marrin në shtëpi rreth 70% të të ardhurave, duke lënë vetëm 30% për t’u shpërndarë mes 20 skuadrave të tjera. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share