Klubet bullgare: Skadon afati për harmonizimin e emrave

NUK KA KËRKESA PËR RIEMËRIMIN E KLUBEVE

Më 16 Shkurt skadon afati prej tre muajve ku shoqatat bullgare duhet të harmonizohen me ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione.

Agjencia bullgare e lajmeve BGNES njoftoi se Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka kërkuar takim me Bullgarët e Maqedonisë së Veriut. Kërkesa, sic percjell KlanM, vjen pasi javën e kaluar në Bruksel, Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, takoi përfaqësues të Bullgarëve të RMV-së, që ishin ankuar për diskriminim institucional duke përmendur shembuj të klubeve bullgare si dhe sulmin ndaj Hristijan Pendikovit në Ohër.

Më 16 Shkurt, sic percjell KlanM, skadon afati prej tre muajve ku shoqatat bullgare duhet të harmonizohen me ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, sipas së cilëve, shoqatat e qytetarëve në emërtimet e tyre nuk mund të përdorin emra të njerëzve që lidhen me jotolerancë, urrejtje, gjenocid, përhapje të fashizmit e të ngjashme.

Ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione që hynë në fuqi më 16 Nëntor, sic njofton KlanM, kanë të bëjnë me klubet “Vanço Mihajlov” dhe “Mbreti Borisi i Tretë”, që sipas informacioneve të fundit nuk kanë dorëzuar kërkesa për riemërimin e klubeve.

Nëse shoqatat që kanë emra që bien ndesh me dispozitat e ligjit, nuk bëjnë harmonizimin respektivisht riemërimin, sic percjell KlanM, Ministri i Drejtësisë duhet të miratojë vendimin në afat prej katër muajve nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit – deri më 16 Mars dhe në bazë të kësaj Regjistri Qendror duhet t`i fshijë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share