Mjekët në Klinikën për fëmijë janë kundër emërimit të Rexhep Memedit si drejtor, sipas gazetës Fokus. Ata kanë deklaruar se ai nuk e ka përvojën e mjaftueshme, e Memedi i cilëson këto reagime të pabaza dhe të motivuara politikisht.
Debati i ashpër në opinion për emërimet në sektorin e shëndetësisë po ndizet edhe më shumë me lajmet që vijnë nga Klinika për fëmijë. Gazeta javore Fokus ka njoftuar se disa mjek planifikojnë japin dorëheqje nëse si drejtor i kësaj klinike emërohet Rexhep Memedi.
“Kjo nuk guxon të ndodhë. Bëhet fjalë për një mjek pa përvojë dhe nuk mund ta lejojmë që ai të udhëheq me një klinikë si ajo për sëmundje për fëmijë.”
“Aspak nuk do tia mendoj. Nëse ai emërohet si drejtor unë menjëher do të paketohem dhe do të largohem.”
E kontaktuam edhe Z. Memedit. Ai na tha se nuk do që t’iu jep jehonë reagimeve, siç i quan ai, të pabaza dhe të motivuara politikisht.
Ditë më parë, nga BDI reaguan për emërimin e dy drejtorëve maqedonas në Fondin për sigurim shëndetësor.
“Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverie me legjitimitet monoetnik, ku individ jolegjitim zë zgjedhur nga padronët e tyre përfaqësojnë vetëm interesat e ngushta personale dhe klanore e aspak ato shqiptare. Një qeveri e tillë, që nuk reflekton diversitetin dhe legjitimitetin e popujve tanë, po ndjek një rrugë të rrezikshme që minon parimet themelore të barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë2, thanë nga BDI.
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, këto reagime i cilësoi si qesharake. Ai shtoi se përqindja e drejtorëve shqiptar është më e madhe se sa ishte katër muaj më parë./tvklan.mk/