Klinika “Nënë Tereza”: Vendparkime as për ilaç! (VIDEO)

SHKAKU I RRËMUJËS, VENDPARKIM NUK KA AS PËR PACIENTËT

“Do e prishesh veturën, edhe unë doja të parkoj nuk ka vend.”

 “ Shihe këtë dëm kush e paguan. Vetëm se bej rrotullime në vend s’mund të parkoj.

Kështu ishte atmosfera sot në kliniken shtetërorë Nënë Tereza në Shkup, raporton KlanM.

 Vetura të parkuara në kalimin e këmbësorëve, në trotuare dhe sipërfaqe të gjelbërta, e për të gjetur vend parkim duhet të jesh me shumë fat.

“ Paratë i marrin dhe nuk rezervojnë parkingje, nuk shtojnë parkingje ose të punësuarit të rregullojnë këtë çështje, që dy orë këtu, i sëmurë apo të parkoj, andej garazhe këndej e mbyllur, andej e mbyllur ku të lë veturën.” 1:25 e len atje, vjen merimanga të merr veturën paguan 50 euro dënim të marrin lejen këtu nuk ka kushte ku të lësh veturën, vjen i shëndoshë shkon i sëmurë” – tha Metush Osmani, pacient.

–         Shumë vështirë, nuk e di çfarë është kjo.

–         Jeni detyruar që të qëndroni në veturë?

–         Po, duhet me e prit djalin derisa të vjen.

–         I pengoj këtij dhe si të del ky nga ku do të dale, duhet të pres këtu patjetër.

Nga rrëmuja për të gjetur vend parkim, sic njofton KlanM, ishte bllokuar edhe korsia ku duhet të kaloje ndihma e shpejtë.

“Ka një orë që kërkoj vend parkim nuk ka, kjo është e turpshme të mos ketë parking.”

TV Klan M kërkoi përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhje me zgjidhjen e problemit me vend parkimet në Kliniken Nënë Tereza por deri tani nuk morëm ndonjë prononcim.

Më 8 Mars , Ministri i ri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, prezantoi prioritetet kryesore të programit të tij. U përmendën zgjidhja e kaosit së trafikut në Qendrën Klinike në Shkup, përditësimi I listës pozitive të ilaçeve dhe vendosja e metodave inovative gjatë mjekimit dhe rritja e pagave të punonjësve shëndetësor. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share