Klinika e Shkupit: Në vend të parkingut – mbillen fidane!

Mexhiti: Së shpejti do të ndërtohet parkingu me kate

Në oborrin e Klinikës Nënë Tereza filloi mbjellja e fidaneve në oborr, por vazhdon rrëmuja e madhe për shkak mungesës së vendparkimeve, njofton KlanM.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u zotua se do ta ndërtojnë edhe parkingun, por tha se edhe drunjtë kanë rëndësi të madhe për pacientët.

“Ne do të fillojmë të rregullojmë edhe parkingun. Është e rëndësishme edhe të mbjellim dru. Do të mbjellen diku 100 dru. Drunjtë japin oksigjen edhe për pacientët dhe të punësuarit do të duket të bukur”, deklaroi Fatmir Mexhiti.

Radhëve të gjata kilometërshe do t`u vijë fundi tha Mexhiti. Kjo, sic njofton KlanM, pasi së shpejti do të fillojë zgjerimi i parkingut pranë klinikës në Shkup.

“Jemi në përfundim e sipër të projektit. Kemi bërë thirrje kompanive, do të jetë me partnerittet publiko-privat. U kemi bërë thirrje kompanive që janë të interesuar të aplikojnë dhe të fillojnë me punimet”, tha Mexhiti.

Ndryshe me vite, ministra të ndryshëm, sic percjell KlanM, premtojnë ndërtimin e parkingut në klinikë por asesi të gjendet një zgjidhje e përshtatshme. Tollovia shkakton nervozizëm tek shumica e qytetarëve të cilët rrotullohen rreth një orë, nuk mund të gjejnë parking dhe detyrohen të dalin sërish jashtë, ndërsa prapë se prapë duhet të paguajnë./KlanMacedonia

https://youtu.be/kj6kJJIndBs

Lexo gjithashtu
Total
0
Share