“Klimë ekonomike sfiduese”, LinkedIn shkurton 716 vende pune

Kompania më e madhe e mediave sociale në botë për profesionistët, “LinkedIn” njoftoi se po shkurton 716 vende pune dhe po mbyll pjesërisht shërbimin e saj në territorin e Kinës. Lajmin e bëri të ditur shefi i kompanisë, Ryan Roslandky.

Ky i fundit në një letër drejtuar punonjësve ju tha se ky vendim u mor pas ndryshimeve në përdorimin e këtij rrjeti dhe rritjes më të ngadaltë të të ardhurave.

“Ne po bëjmë ndryshime në Organizatën tonë të Biznesit Global që do të rezultojë në një reduktim të roleve për 716 punonjës. Ne presim që mjedisi makro të mbetet sfidues. Do të vazhdojmë të menaxhojmë shpenzimet tona, ndërsa investojmë në fushat strategjike të rritjes”, tha ai.

Roslansky përmendi konkurrencën e ashpër dhe një klimë sfiduese makroekonomike si arsyen e mbylljes.

“LinkedIn” do të mbajë njëfarë prezence në Kinë, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve për kompanitë që operojnë atje për të punësuar dhe trajnuar punonjës jashtë vendit. “LinkedIn” është aplikacioni i fundit i madh i mediave sociale perëndimore që ende funksionon në Kinën kontinentale. “Twitter”, “Facebook” dhe “Youtube” janë ndaluar në vend për më shumë se një dekadë. “Google” u largua në fillim të vitit 2010.

“LinkedIn”, në pronësi të “Microsoft (MSFT)”, i është bashkuar një morie kompanish të teknologjisë amerikane që kanë bërë shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës këtë vit.

Kompania “Meta” njoftoi në muajin Mars 10,000 pushime nga puna pas shkurtimeve masive të shpallura në 2022. “Amazon” gjithashtu bëri të ditur gjatë të njëjtit muaj se do të shkurtonte 9,000 pozicione pune, pas 18,000 roleve që kompania njoftoi se do të shkurtonte në Janar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share