Klan Debat: Zejdi paralajmëron krijimin e dy taboreve parazgjedhore

REXHEPI: “O BASHKË DREJT BE-së, O SHQIPTARËT DO TË GJEJNË RRUGËN E VET”

Kryetari i partisë së sapoformuar, Lëvizja Populli, gjatë emisionit Klan Debat paralajmëroi krijimin e dy taborëve parazgjedhore. Ai tha se, pavarësisht numrit të madh të partive të krijuara shqiptare, në këtë mënyrë nuk do të copëtohet vota shqiptare.

“Realisht i bie se ka tabore, por para zgjedhjeve iu garantoj që do të ndodhin vetëm dy tabore. Mbajeni mend, do të jeni dëshmitarë dhe në momentin që do të ndodhin dy taboret, do vërtetoheni se paskam pasur të drejtë”, theksoi Skender Rexhepi.

Duke komentuar akuzat e Lëvizjen Besa Alternativës sipas të cilave, ndryshimet në Kodi Penal, do të kthejnë në vend ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, ai tha se kanë frikë se me ardhjen eventuale të Gruevskit përçahet VMRO-DPMNE-ja.

“Këto shqiptaret, posaçërisht ato të dyja që unë thash se nuk komunikoj me to, jo që e kanë dert se po iu kthehet atyre Gruevski sepse fare nuk e kanë atë dert. Ne të gjithë i dimë të këqijat kriminele që i ka bërë Gruevski, posaçërisht ndaj shqiptarëve, por ata qajnë se kthimi i tij eventual po ua përçan VMRO-në e po ua humb partnerin që ata e kanë”, tha Skender Rexhepi.

I pyetur për fjalimin e tij në Konventën e promovimit të subjektit të ri politik, kreu i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi deklaroi se shqiptarët më nuk mund të durojnë politikat antishqiptare të subjekteve të caktuara politike maqedonase.

“Me kalimin e kohës, derisa bëmë durim këto njëzet e ca vite, besomëni se nuk do të ketë hapësirë për durim më tutje, që vendbanimet shqiptare të bëhen peng i politikëbërjes antishqiptare të subjekteve të caktuara opozitare maqedonase. Jo me vullnetin tim. jo me dëshirën time, jo me kërkesën time, por me ndryshimet natyrore, shqiptarët do të duhet ta ngrejnë zërin dhe të kërkojnë që vetë të rrugëtojnë drejt BE-së”, tha Skender Rexhepi.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar, që ta detyrojnë opozitën maqedonase që të pranojë që rrugëtimi ynë të jetë i përbashët drejt BE-së ose nesër, shqiptarët do të gjejnë rrugën e vet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share