Deklarata Politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor që u nënshkrua nga Fronti Evropian, për Arben Taravarin duket si një teatër.
Ai thotë se VLEN e ka legjitimitetin dhe se BDI e ka vendin në opozitë.
“Dukej si një teatër, njejtë si ajo ngjarja kur zgjidheshin njëri kryetar kuvendi, tjetri deputet etj. Këto deklarata do t`i bëjnë për t`i mbajtur votuesit mirëpo kështu e ka opozita sepse ju bën pak telashe. Z.Ahmeti është njeri i mençur, i urtë ndaj nuk e preferoj të përdor ai një fjalor të tillë të vrazhdë. Ali Ahmeti nuk e ka hallin të opozita mirëpo tek lufta që po vjen kundër krimit dhe korrupsionit, ndaj dhe do të kërkohet përgjëgjësi prej tyre. Opozita do t`ju bëjë mirë, dhe do të garojnë në zgjedhje lokale si opozitë, tha Arben Taravari.
Sipas Taravarit, VLEN ka 95% të votave shqiptare, ndërsa vetëm 5% nga komunitetet e vogla.
“Edhe në VLEN nuk janë votat e pastra krejt shqip, ndoshta 5% ishin të pakicave, mirëpo 95% janë vota shqiptare”, tha Taravari.
Arben Taravari siguron se do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se për këtë ka marrë garanca nga Mickoski.
Ai gjithashtu pranoi se ka marrëveshje xhentëlmene mes VLEN dhe Ali Ahmetit, se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie, e cila nuk i voton ndryshimet kushtetuese.
ARBEN TARAVARI – VLEN
“Unë kam bërë negociata edhe me LEN në atë kohë me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri e cila nuk është pro-europiane. Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbaj kursin pro-europian, ndaj edhe me VMRO-në e kemi biseduar. Në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’I bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.
Ndërkaq, sa i përket formimit të qeverisë së re ai njoftoi se gjithçka është nga fundi dhe se është i kënaqur me ndarjen e resorëve./tvklan.mk