Klan Debat: Sa peshon prona e Gruevskit, Mijallkovit, Boki 13?

PRONAT E KONFISKUARA TË FUNSKIONARËVE PËRFUNDOJNË NË ARKËN E SHTETIT

1 milionë e 950 mijë euro është vlera totale pronave të konfiskuara të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, deklaroi Driton Nebiu, drejtor në Agjencinë për Menaxhim të Pronës së Konfiskuar. Ai tha se të gjitha përllogaritjet janë bërë por presin dritë jeshile nga Qeveria.

“Sa i përket detyrimit tim si drejtori, puna jonë është kryer. Këtë pyetje që ma parashtroni mua, ju kisha lutur që ta adresoni deri tek Qeveria e RMV-së sepse ne e kemi bërë tonën. Vendim dhe leje për të dalur në shitje na duhet nga qeveria” – tha Driton Nebiu, drejtori i agjencisë për Menaxhimin e pronës së konfiskuar.

Deri më tani janë konfiskuar prona ish kryeprokurores Katica Janeva. Mes pronës së patundshme janë konfiskuar edhe mobilje, të cilat, janë konstatuar se janë marrë si dhuratë në kundërshtim me ligjin. Ndërsa rreth 600 mijë euro kushtojnë syzat, teshat dhe çantat e konfiskuara nga Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, i arrestuar për aferën “Zhvatja”.

Një pjesë e pronave të Mijallkovit janë shitur dhe paratë janë kthyer në buxhetin e shtetit.

“Banesa, parkingje, tokë ndërtimi apo tokë bujqësore janë disa nga llojet e pronave të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Një pjesë e këtyre pronave, që kapin vlerën prej rreth 250 mijë eurove ato veçmë janë shitur dhe paratë kanë hyrë në buxhetin e shtetit” – tha Driton Nebiu, drejtori i agjencisë për Menaxhimin e pronës së konfiskuar.

Pronat e Mijallkovit i kanë blerë persona fizik apo juridik privat dhe jo nga institucione të shtetit. Ai thotë se edhe shteti ka të drejtë që ndonjërën nga pronat e konfiskuara ta përvetësojë dhe ta shndërrojë për interesat apo për të ushtruar veprimtarinë shtetërore. Po poashtu në ankand mund të aplikojë çdo qytetar i RMV-së në qoftë se i plotëson kushtet. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share