Analistët në emsionin e mbrëmshëm“Klan Debat”kanë reaguar për qasjen selektive të qeverisë aktuale rreth rastrit të Kocanit.
Gazetari, Aleksandar Mitovski thotë se për këtë rast më e pakta që duhet të jetë nga kryeministri është dorëheqja megjithatë thotë se këtë kryeministri nuk e bën për shkak të partnerit të tij strategjik dhe mikut të tij, Aleksandar Vuçiq i cili në rast të dorëheqjes së Mickoskit do të mbetej në pozitë të palakmueshme.
ALEKSANDAR MITOVSKI – GAZETAR
“Partneri strategjik më i afërt i Hristian Mickoskit, Aleksandar Vuçiq ka problem nëse këtu, Mickoski jep dorëheqje. Nëse Hristian Mickoski jep dorëheqje Vuçiqi do të ketë presion nga qytetarët që ta ndjek shembullin e Mickoskit dhe të japë edhe ai dorëheqje. Kurse ai, nuk dëshiron të japë dorëheqje.
Nga ana tjetër, gazetari Sasho Ordanovski vlerëson se për momentin jemi duke parë cirk politik dhe qëllimi sipas tij është që të bëhet presion mbi Prokurorinë.
SASHO ORDANOSKI – GAZETAR
Kjo d.m.th se hedhet një rrjet i tillë që të vihet deri në përfundim, zgjidhje. Në aspektin e drejtësisë kjo del që do të jetë një process i gjatë. Mos të them edhe atë se prokurori ishte para ndryshimit, kishte inteperlancë, presione e gjëra të tilla. Në mëngjesin e të premtes konferencë zhvillon prokurori, kurse pas dite konferencë edhe më të madhe dhe të rëndësishme mban Ministri i Brendshëm që nuk ka karakter informative, por vetëm vendosen kufijt politik të asaj që është thënë. Kjo nuk është e thjeshtë, kjo është keqpërdorim.
Ndryshe, se politika po përzihet në punët e gjyqësorit dhe prokurorisë nuk e thonë vetëm juristët, analistët dhe gazetarët por e thonë edhe partitë politike që mes tjerash kërkojnë ekipe ekspertësh nga faktori ndërkombëtarë për hetim të drejtë dhe drejtësi të plotë.