Klan Debat: Gashi i bindur se fronti opozitar do t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare

“SI KA MUNDËSI, NJË POLITIKAN SHQIPTAR TA DOJË KTHIMIN E GRUEVSKIT”

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi shprehet i bindur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i fitpjë opozita shqiptare. Duke folur për frontin e ri të krijuar opozitar, Gashi theksoi se bashkëpunimi i krijuar opozitar mes subjektit të tij, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike ka ardhur si kërkesë e qytetarëve. Të tre krerët e partive, sipas Gashit, kanë dëgjuar zërin e popullit që ka kërkuar këtë bashkëpunim.

“Është vullnet i dakorduar i të tria palëve, e kam përshtypjen unë, se e kemi nuhatur momentin dhe e kemi dëgjuar zërin e popullit që na thoshte ‘dua, t’ju shohim bashkë’… këtë e kemi nuhatur, e kemi parë nëpër sondazhe, nëpër takime me struktura. Për shembull në Alternativë, çdo degë e jona, shumica e aktivistëve kanë qenë për një bashkëpunim të tillë, pavarësisht hezitimeve që janë individuale”, tha Afrim Gashi.

Sa i përket zhvillimeve të fundit me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Gashi shprehet i bindur për një takim mes eksponentëve shqiptarë të pushtetit me Nikolla Gruevskin në Budapest, për të negociuar rikthimin e këtij të fundit në vend.

“Jam i tmerruar. Si ka mundësi që dikush, një shqiptar me dasht me e kthy Gruevskin në Maqedoni? Si ka mundësi që një shqiptar të dojë të kthejë terrorin mbi shqiptarët? Si ka mundësi që një politikan shqiptar të dojë të kthejeë proceset e montuara, Sopoti, Monstra… Ata duan ta amnistojnë, duan ta kthejnë me kalë të bardhë”, tha Afrim Gashi.

I pyetur për deputetin Hysni Ismaili dhe mundësinë që ai të dalë nga grupi i deputetëve të Alternativës dhe të veprojë si i pavarur, kreu i Alternativës theksoi se me të nuk kanë asnjë mosmarrëveshje. Megjithatë, sipas tij, secili prej deputetëve të këtij subjekti, ka të drejtë individualisht të deklarohet dhe askush nuk mund ta detyrojë që të marrë ndonjë vendim./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share