Klan Debat: BE-ja është rruga për afrimin e Serbisë dhe Kosovës

Plani franko-gjerman, detajet e të cilit këto ditë u publikuan në media, është bazë e mirë për zgjidhje të tensioneve dhe afrim të Beogradit dhe Prishtinës, proces i cili është përshpejtuar nga ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë në kushte të luftës në kontinent. Si në çdo kompromis, të dyja palët do të duhet të lëshojnë pe, por çfarë mund të jetë kjo për Serbët dhe çfarë për Kosovarët.

“Unë nuk besoj se ata menjëherë do ta ndryshojnë narrativin ndaj njëri-tjetrit, ky refuzim ndjehet. Mendoj se hapi do të jetë te pranimi i Kosovës nga pesë shtetet në BE, të cilat ende nuk e kanë pranuar. Mendoj se sipas paralajmërimeve Greqia mund të jetë e para. Kompromisi ndoshta nënkupton edhe formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, u shpreh analisti Albert Musliu.

“Mendoj se eventualisht duhet ta anulojë zbatimin e tabelave të regjistrimit, nga ana e Albin Kurtit dhe eventualisht të fillojë të kthehet një pjesë e administratës, në mënyrë që të ketë një lloj pushteti, njerëzit kanë nevoja…Ky do të ishte hapi i parë, Kurti të tërhiqet nga vendimi për tabelat dhe më pas të vijojnë hapat tjerë për kriijimin e klimës, eventualisht pranimi nga ana e Greqisë dhe krijimi i asaj bashkësie”, thotë analisti Rizvan Sulejmani.

Megjithatë normalizimi i marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të ndodhë brenda natës, por gjatë procesit gradual, thonë bashkëbiseduesit tanë, duke shtuar se të dyja palët do të kenë nevojë për elementë të mjaftueshëm që t’ua sqarojnë qytetarëve të tyre se është bërë përparim dhe në të njëjtën kohë të dyja palët të mos e kenë ndjenjën e humbjes./KlanMacedonia

Përgatiti: Biljana Georgievska

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share