Klan Debat: Analistët – zhvillimet në Izrael mund të kenë implikime indirekte në rajon!

“NATO-ja FAKTOR STABILITETI, SERBIA SATELIT I RUSISË”

Bosnja rrit nivelin e rrezikut nga terrorizmi për shkak të luftës Izrael-Hamas, situata e brishtë në veri të Kosovës si dhe ndikimi rus në rajon, paraqesin “tokë të pjellshme” që konflikti në Izrael eventualisht të ketë implikime edhe në rajon, thanë analistët në Klan Debatin e mbrëmshëm.

“Implikime indirekte do të ketë më tepër së sa që ne tani e shohim. Ne jemi bërë të mërzitshëm duke përmendur Rusia, Rusia, por është fakt se Rusia është faktor në gjithë këto zhvillime ndoshta jo aq shumë në Palestinë, por këtu nuk ka partner përvec Serbisë. E shohim se tani Serbia është pak në defanzivë me këtë që ndodhi në Banjskë, por megjithatë nuk do të ndalen” – tha Ibraim Memeti, analist.

Ismet Ramadani duke përmendur tensionet në rajon potencoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut por edhe I Shqipërisë në NATO, ka sjellë stabilitet për këto vende, por edhe për rajonin, duke vlerësuar se  Serbia nuk do të guxojë që sërish të futet në konflikt me Aleancën.

“Serbët ku jetojnë në B e H, Mal të Zi, Kosovë, në RMV, asnjëherë nuk kanë qenë e nuk janë lojal ndaj shtetit ku jetojnë. Lojalitetin e tyre e bartin në Beograd. Këtu NATO-ja është prezente shumë afër dhe Serbia nuk e ka guximin ta provojë edhe një herë të hyjë me NATO-n në konflikt se e ka parë këtë punë, sa do që të blejë armë, duhet të hyjë në luftë më NATO-n” – tha Ismet Ramadani, analist.

Mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, sipas analistëve, paraqet një kthesë të madhe për shqiptarët në arenën ndërkombëtare e sidomos në raport me Serbinë. Sipas tyre, këto janë sinjale dhe sanksione në mënyrë indirekte e diplomatike ndaj Serbisë, por edhe  paralajmërime për investime prej qindra miliona eurosh nga Franca në Shqipëri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share