- Osmani: Mendoj se do krijojmë epërsi për të kaluar në raundin e tretë
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Struga Trim Lum pas eliminimit nga garat e Ligës së Kampionëve, të mërkurën vazhdon në UEFA Konferencë Liga në sfidën e parë kundër ekipit armen Pyunik, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Ohri.
Në pritje të kësaj ndeshje të rëndësishme për strauganët që janë skuadra e vetme nga Maqedonia e Veriut në garat europiane ekipi gjatë gjithë javës ka punuar intensivisht për të qenë sa më e përgatitur për sfidën kundër armenëve të Pyunik. Trajneri Qatip Osmani pë Klan Maqedoni deklaroi se kët sfidë e presin të përgatitur në çdo aspekt për të nxjerr rezultat të mirë.
“Presim lojë cilësore nga ana jonë, do të japim makismumin për të krijuar epërsi të mjaftueshme që ndeshjen kthyese të jemi më të qetë qetë dhe më të sgurt. Të gjithë futbollistët që kemi në disponim janë të gatshë për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre. Presim angazhim makasimal të të gjithë ekipit dhe me përkrahjen e publikut të krijojm epërsi dhe rezultat që dëshirojmë. Mendoj se do krijojmë epërsi për të kaluar në raundin e tretë” tha trajneri Qatip Osmani.
Ndeshja Struga Trim Lum – Pyunik, do të zjvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër të mërkurën me fillim në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri portugez Leandro Teixeira. /tvklan.mk