KK “Khalid”, një emër i ri në familjen e madhe të klubeve të karatesë

Familjes së madhe të klubeve të karatesë në vendin tonë  i  është shtuar edhe klubi i karatesë “Khalid” me seli në fshatin Xhepçishtë të Komunës së Tetovës, që drejtohet nga një entuziastë mjeshtri i ri Albion Idrizi, ish anëtar i klubit të karatesë Shkëndija që posedon Brezin e Zi.

 

Ishte  nevojë e kohës që të themelojmë edhe një ekip të arteve parciale më saktësisht të sportit të karatesë në vendbanimin tonë dhe fshatrave përreth, ku  interesimi i të rinjve  për sportin e karatesë vërtet është i madh” tha themeluesi i kë klubi Albion Idrizi dhe shtoi “Krahas  fëmijë nga vendbanimi ynë, kemi një numër të konsiderueshëm të talenteve edhe nga fshati Përshevcë, komuna e Tearcës. Kemi kushte  relativisht të mirë, kemi hapësira e duhura për përgatitje  andaj besoj se në një të ardhme të afërt o të krenohemi me rezultatet e garuesve  tanë

Klubi i karatesë “Khalid”me themelimin e saj ka marrë pjesë në disa turne  të organizuar në Shkup, Tetovë dhe në Strugë. Në turneun  ndërkombëtarë të karatesë  “Struga Open 2023” që u mbajt në fundjavën që lamë pas ekipi i Albion Idrizit, mori pjesë me  10 garues të moshave të ndryshme  dhe arriti të fitoi gjashtë medalje që paraqet një sukses për këta të rinj të cilët kanë ardhmëri si Lina Ameti, Muhamed Idrizi , Blina Bilalli, Leart Bajrami , Arba Memeti dhe Shkëmb Sabriu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share