“Kjo më gërryente shpirtërisht” – Ahmeti nga Çairi: Avancimi i gruas shqiptare, detyrimi ynë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Çair ka mbajtur manifesimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, të organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair.

Kryetari  i kësaj partie, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se organizimi i këtij eventi për të drejtat e grave është vazhdim i përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi.

“Ky forum e kthen kujtesën tek e kaluara ku në të gjitha aktivitetet që nga fillimi i protestave të lëvizjeve studentore, studente kemi qenë bashkë në kërkim të të drejtave tona që na mohoheshin. Përballë torturave kemi qenë të barabartë, ku në mënyrë mizore torturoheshin gratë, studentet, nënat e motrat, ashtu siç torturoheshin, burrat, studentët, vëllezërit pa dallim, por edhe pa dallim përkatësie gjinore të gjithë bashkë merrnim pjesë dhe ndanim përgjegjësi, kjo vazhdoi deri në atin e frontit drejtpërsdrejti përballë pushtuesit. Gratë dhe vajzat, nënat kanë qenë pjesë e pandarë e luftës si në llogore e pozicione ashtu edhe në ndihmë, me të gjitha mjetet që posedonin në ndihmë të vëllezërve dhe motrave të tyre në front. Prandaj të nderuara nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe ngritje të motrave dhe grave shqiptare. Unë nëse kam pasur ndonjë pakënaqësi dhe revoltë të brendshme ka qenë ajo pjesë e jetës time në politikën legale.  Kur jam kyç në politikën legale në vitin 2002 nuk kishte as edhe një deputete përfaqësuese të grave shqiptare. Këtu filloi edhe irritim im, ku në shumë projektet si ai i elaboratit rë Çubrelloviçit thoshin të vritet nëna shqiptare, prandaj kjo që unë hasa në vitin 2002 më gërryente shpirtërisht, duke më rikujtuar gjithmon agjendën e apelit të Çubrelloviçit ‘vrisni atë që është më fajtori i fajtorëve’. Prandaj detyrimi mbeti tek unë dhe të gjithë bashkëpuntorët e mi se si të arrijmë ta avancojmë gruan shqiptare, sepse në sajë të ngritjes dhe shkollimit të gruas e sheh edhe shkallën e ngritjes së një kombi”, ka thënë Ahmeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share