“Kjo ishte njerëz…”, Boris Johnson mban fjalimin e fundit

Britania ka një kryeministre të re, Liz Truss… E kështu, i takon atij të vjetër, Boris Johnson që të largohet nga Downing Street dhe në mënyrë simbolike tregon ikjen e tij nga posti më i lartë në qeverinë britanike.

Johnson shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe ka mbajtur fjalimin e fundit. Ish-kryeministri tha se po largohej pas një “gare të papritur stafete”, duke pretenduar se posti i tij i kryeministrit u ndërpre pasi rregullat e lojës u “ndryshuan në mes të rrugës”.

“Kjo ishte njerëz”, u shpreh Johnson.

Po ashtu, shtoi se u përball me disa çështje të rëndësishme duke përmendur këtu Brexit, për të cilin tha se e realizoi me sukses. Më tej, Johnson theksoi se hapi programin e vaksinimit për Covid-19 dhe rezistoi ndaj luftës së Vladimir Putin në Ukrainë. Këtë të fundit e akuzoi për ngritjen e kostos energjetike.

Ish-kryeministri përshëndeti punën e qeverisë së tij sa i përket ekonomisë. Ai pretendoi se numri i të papunëve është më i ulët që kur ai vetë ishte 10-vjeç.

Ndër të tjera, Johnson shprehu mbështetje ndaj pasardhëses së tij, Liz Truss dhe tha se qeveria e saj do t’i ndihmojë njerëzit që të kalojnë krizën aktuale të energjisë.

Sa i përket pyetjes së çfarë do të bëjë në të ardhmen, Johnson u përgjigj: Më lejoni të them se tani jam si një nga ato raketa përforcuese që e ka përmbushur funksionin e saj./tvklan.al

https://twitter.com/10DowningStreet/status/1567051322423140353

Lexo gjithashtu

Kush është Liz Truss?

Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë të rritur,…
Më tepër
Total
0
Share