Një mace 26-vjeçare e shurdhër dhe pjesërisht e verbër është shpallur më e vjetra në botë. Flossie, e cila tani jeton me pronarin e saj të katërt, hyri në librat e rekordeve në moshën 26 vjeç e 316 ditë më 10 Nëntor.
Pronari i saj i parë ndërroi jetë pas 10 vitesh. Flossie më pas kaloi 14 vjet me motrën e pronarit të saj, e cila më pas vdiq gjithashtu.
Flossie jetoi me një të afërm tjetër, por për arsye personale ajo u dorëzua në Cats Protection. Nga shoqata bamirëse Cats Protection, ajo përfundoi në shtëpi me Vicki Green, nga Orpington, Londër.
Vicki, e cila është gjithashtu 27 vjeçe, tha: E dija që në fillim se Flossie ishte një mace e veçantë, por nuk e imagjinoja se do ta ndaja shtëpinë time me një mace që ka hyrë në rekordet botërore Guinness. Ajo është kaq e dashur dhe lozonjare, veçanërisht e ëmbël kur kujton sa vjeç është.
Jeta mesatare për një mace është 12 deri në 18 vjet. Craig Glenday i rekordeve botërore të Guinness tha: Ne ishim shumë të emocionuar kur dëgjuam për Flossie dhe festuam jetën e saj të gjatë. Nuk hasim çdo ditë një mace që ka lindur në mesin e viteve ’90.
Flossie ka gjetur rehati që kur u transferua me Vickin.
“Ajo ishte e zhurmshme netët e para, sepse nuk mund të shihte në errësirë dhe ishte pak e hutuar në mjedisin e saj të ri, por ajo fle gjatë gjithë natës tani, e strukur në shtrat me mua. Jeta jonë e re së bashku tashmë ndihet si shtëpia për Flossie, gjë që më bën kaq të lumtur”, ka thënë Vicki. /tvklan.al