Shpërthimi në Stamboll nuk kurseu as të miturit. Janë bërë të ditur emrat e tjerë të viktimave që humbën jetën në shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në Stamboll.
Adem Topkara, bashkëshortja e tij Elif Topkara dhe vajza e tyre 2-vjeçare Eliz Ilay kanë gjetur vdekjen tragjike në sulmin e djeshëm.
Sipas mediumit turk SonDakika mësohet se viktima po ashtu mbetën edhe një baba me vajzën e tij 3-vjeçare.
Gruaja e dyshuar si autore e sulmit është vënë në pranga nga policia dhe pamjet janë bërë virale në rrjet.
Ministri i Brendshëm turk ka akuzuar kurdët për sulmin e ndodhur në shëtitoren e populluar të Stambollit, raporton mediumi turk SonDakika.