Kjo datë është afati i fundit që qeveria ruse ka vendosur për riparimin e urës që lidh Krimenë me Rusinë

Qeveria e Rusisë ka urdhëruar kontraktorët që të përfundojnë riparimet në urën kyçe që lidh Krimenë e ankesuar me Rusinë deri në Korrik të 2023-shit.  Ura është dëmtuar si pasojë e një shpërthimi dhe ka shkaktuar 3 viktima. Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin, por ndërkohë Kievi nuk ka pranuar se qëndron pas tij.

Ura 19 km (12 milje) është një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse në Ukrainë, por automjetet e rënda të mallrave nuk munden më ta përdorin atë pasi shpërthimi dëmtoi një pjesë të saj.

Aktualisht kamionët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për të kaluar në një proces që mendohet se do të zgjasë disa ditë. Ura megjithatë është rihapur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share