Kissinger viziton Kinën, pritet nga presidenti Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, ka pritur ngrohtë diplomatin amerikan, Henry Kissinger, derisa ShBA po synon një afrim të raporteve me Pekinin.

Vizita e befasishme e Kissinger në kryeqytetin kinës vjen në mes të disa vizitave të bëra së fundmi nga zyrtarë të lartë amerikan.

Ish-sekretari i shtetit që tani është 100-vjeçar, ka luajtur rol kyç në ndihmimin e Kinës për të dalë nga izolimi diplomatik më 1970.

ShBA në anën tjetër ka bërë sqarim se ai vizitën është duke e bërë si qytetar privat.

“Shumë i lumtur të ju shoh, zotëri”, është shprehur i buzëqeshur Xi Jingping.

“Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë të vjetër dhe nuk do ta harrojmë kontributin për zhvillimin e marrëdhënieve ShBA-Kinë dhe miqësinë e dy popujve”, ka shtuar ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share