Kishin shkuar për eskursion, dy 18-vjeçarët irlandezë humbasin jetën në ishullin grek

Dy adoleshentë irlandezë kanë humbur jetën të Hënën në ishullin Ios në Greqi. Mediat e huaja shkruajnë se Andrew O’Donnell dhe Max Wall të dy 18 vjeç ishin shokë klase dhe udhëtuan në këtë ishull bashkë me një grup prej 69 personash si një eskursion pas diplomimit të tyre në Dublin.

Ata janë gjendur jo shumë pranë njëri-tjetrit, por megjithatë dyshohet se të dy kanë rrëshqitur nga shkëmbinjtë dhe kanë rënë.

Pritet që trupat e tyre të transferohen në Athinë për të kryer autopsitë të cilat do të zbulojnë dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së tyre.

Fillimisht kërkimet nisën për O’Donnell pasi miqtë të shqetësuar e raportuan të zhdukur. Ai u zhduk pas një feste që ata bënë të shtunën mbrëma ku konsumuan dhe alkool.

Miqtë e dy adoleshentëve janë të tronditur nga kjo tragjedi dhe i madh është pikëllimi i familjarëve.

Ministri i Irlandës për Arsimin Simon Harris, e quajti lajmin “shkatërrues”. Ai shkroi në Twitter: “Jemi pranë familjarëve të Andrew dhe Max dhe të gjithë miqve!

Departamenti i Punëve të Jashtme të Irlandës tha se po ofronte ndihmë konsullore dhe kishte dërguar një anëtar të stafit në ishull, ndërsa anëtarët e familjes kanë shkuar po ashtu./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share