“Kisha hequr dorë, nuk pata përfitime”, Jeta Faqolli i thotë të gjitha pas rikthimit në muzikë

I ka qëndruar larg mediave, estradës, muzikës apo aktiviteteve të saj duke preferuar të mos jetë ndër protagonistet e jetës publike. Bëhet fjalë për këngëtaren Jeta Faqolli që në vitet 2000 shënonte hite si “Konkurenca” apo “Provokimet” që i sollën famë, por krejt papritur ajo e la bosh vendin e saj në muzikë.

Në një intervistë në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ku tregon edhe për projektet e reja, rikthimin në netë ‘live’ apo pjesëmarrjen në filmin “Lugina e Djalit”, ajo sqaron edhe arsyet e distancimit të saj në këto vite.

Orinda Huta: Tanimë je e vetme në tregun muzikor?

Jeta Faqolli: Kisha hequr dorë edhe nga intervistat, nga shumë gjëra.

Orinda Huta: Pse e more këtë vendim?

Jeta Faqolli: Kam stopuar klipet, daljet televizive që unë i kam pasur pasion. Por meqë nuk e mora atë feedback-un e duhur që duhet ta marrësh…

Orinda Huta: Që do të thotë?

Jeta Faqolli: Por e para përfitimet, se këto janë kryesore dhe nuk kisha një menaxhim për koncertet sepse dikush duhet të përgjigjet në telefon, sepse nëse ti përgjigjesh vetë, je femër dhe këtu meshkujt nuk janë aq të sjellshëm, aq korrektë me këngëtarët, mendoj unë. Ndoshta më ka ndodhur mua, nuk e di.

Orinda Huta: E ke gjetur dikë tashmë?

Jeta Faqolli: Jo jo. Pjesa e ‘live’ nuk besoj që do menaxher sepse thjesht këndon, merr pagesën dhe largohesh.

Orinda Huta: Të rikthehesh në ‘live’, sa e vështirë ka qenë?

Jeta Faqolli: Ka qenë shumë e vështirë. E para dy vitet që ishte pandemia dhe nuk kishte punë, por dhe dy vjet të tjera që unë e kërkoja, mendoja se ishte e thjeshtë, por nuk ishte e thjeshtë për më tepër te ‘live’, që unë e kam refuzuar më përpara se isha më tepër te festivalet. Në momentin që kërkoja ndihmë te kolegët nuk kam marrë ndonjë kontakt, më shumë ka ndodhur nëpërmjet të njohurve, të shoqeve, kushërinjve dhe tani që u futa në këtë rrugë, ecën vetë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share