KISHA ORTODOKSE BULLGARE KONSIDERON SE EMRI “ARQIPESHKVIA E OHRIT” ËSHTË PJESË E TË KALUARËS SË TYRE
Kisha Ortodokse Bullgare edhe pse ka njoftuar se e pranon tomosin për autoqefali, të cilin Kisha Serbe para disa muajve ia dorëzoi Kishës Maqedonase, e quan “të rrejshëm ose pseudo”. Në lidhje me “Arqipeshkvinë e Ohrit”, Sinodi i Kishës Ortodokse Bullgare, si dhe historianët bashkëkohorë bullgarë, konsiderojnë se ky emër i përket të kaluarës bullgare dhe sugjeron që kisha në vend të quhet Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin pas mbledhjes së djeshme të organit më të lartë të Kishës Ortodokse Bullgare, siç publikon web-media për informacione nga bota kishtare ortodokse – Doksologia Infonews, thuhet se diçka pranohet, diçka jo, nga tema, për momentin, e rëndësisë së shkallës së dytë.
“Sinodi vendosi ta kthejë fokusin nga tema më e rëndësishme në këtë moment – tomosi për autoqefali të Kishës Ortodokse në Ukrainë, drejt një teme më pak të rëndësishme – pranimi i tomosit të rrejshëm që Kisha Ortodokse Serbe ia dorëzoi “Kishës Ortodokse Maqedonase” – Arqipeshkvisë së Ohrit. Kisha Bullgare e pranon “Tomosin e rrejshëm”. Në lidhje me emrin “Arqipeshkvia e Ohrit” Sinodi konsideron se kisha duhet të quhet “Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut” – thonë nga Kisha Ortodokse Bullgare.
Kisha Ortodokse Bullgare, si dhe historianët bashkëkohorë në vend, konsiderojnë se emri “Arqipeshkvia e Ohrit” është pjesë e të kaluarës së tyre, derisa Kisha Ortodokse Maqedonase konsiderohet pasardhëse e Arqipeshkvisë së Ohrit, kisha e parë ortodokse sllave e cila ka vepruar në një pjesë të madhe të Gadishullit Ballkanik që nga shekulli i gjashtë, ndërsa aktivitetin e saj e ka ndërprerë në vitin 1767. Disa nga mediat në Bullgari konsiderojnë se hapi i Kishës Ortodokse Bullgare është bërë nën ndikimin rus, posaçërisht mospranimi i autoqefalisë së Kishës në Ukrainë. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA