Marokeni El Bakkali fiton garëb e 3000 m me pengesa, italiani Tamberi kampion në kërcim së larti
Kampionia keniane e distancave të mesme Feith Kipiegon fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave për femra në kampionatin botëror të atletikës. Për të është titulli i tretë botëror në këtë disiplinë.
Ajo realizoi kohën 3:54.87, ndërsa medaljen e argjendtë e fitoi Diribe Velteji nga Etiopia.
Në vend të tretë garën e mbylli holandezja Sifan Hasan me kohën 3:56.00.
Fituesi i medaljes së artë olimpike, marokeni Sufian El Bakali fitoi titullin e dytë radhazi në kampionatin botëror në garën e 3 mijë metrave për meshkuj, duke lënë pas rekordmenin botëror Lameka Girma nga Etiopia, me kohën tetë mintua e 3.53 sekonda.
Kampioni olimpik i Italisë, Xhanmarko Tamberi, fitoi titullin e tij të parë botëror të kërcimit së larti, duke fituar duelin me amerikanin JuVaughn Harrison.
Tamberi arriti të kërcente në 2.36 metra lartësi, ndërsa dështoi në fund në lartësinë 2.40 metra.
Lu-luga Tusaga e përmirësoi rezultatin e saj më të mirë me katër metra, duke e hedhur diskun në distance 69.49 dhe fitoi medaljen e artë në botëror.
Klan News