Kina zbut tonin për politikën e COVID-19

Qeveria ka lehtësuar masat në disa qytete pavarësisht rritjes së rasteve, protesta u mbajtën ne Gjermani dhe Tokio

Kina ka ndryshuar tonin e saj në lidhje me politikat e saj ndaj pandemisë Covid-19. Shangai dhe Guangzhou, qytete që kanë parë raste në rritje, u liruan nga masat.

Zëvendëskryeministri i vendit njoftoi gjithashtu se vendi po përballet me një “situatë të re”. Vendimi i ri vjen ndërsa Kina është përballur me protesta të dhunshme kundër politikës së saj zero-Covid. Trazirat u shkaktuan nga një zjarr në një bllok të lartë në rajonin perëndimor të Xinjiang që vrau 10 njerëz javën e kaluar.

Një komunitet në kryeqytetin Pekin gjithashtu lejoi që njerëzit me me simptoma të buta të izoloheshin në shtëpi. Më pak se 24 orë pas protestave të dhunshme në Guangzhou, autoritetet do të lejonin që orët e mësimit në shkolla të bëheshin me kohë të plotë dhe do të rihapnin restorantet dhe bizneset e përfshirë kinematë.

Ndërkaq qindra njerëz u mblodhën jashtë stacionit Shinjuku të Tokios për të demonstruar në solidaritet me protestat në Kinë të shkaktuara nga një zjarr vdekjeprurës në provincën perëndimore Xinjiang të vendit.

Protestuesit jashtë stacionit më të ngarkuar në botë demonstruan për një sërë çështjesh, duke përfshirë bllokime të rrepta për COVID-19 si dhe valëvitën flamuj. Të tjerë mbanin postera të mëdhenj që denonconin Partinë Komuniste Kineze dhe presidentin e Kinës Xi Jinping.

Në Frankfurt, protestuesit u mblodhën jashtë konsullatës së përgjithshme të Kinës , duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur fletë letre të zbrazëta, të cilat në Kinë janë bërë simbol i kundërshtimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share