Pekini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë që të mos krijojnë armiq imagjinarë pasi vendet kanë kritikuar veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, i bëri thirrje me forcë SHBA-ve dhe Japonisë të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologët japonezë përsëritën kundërshtimet ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det.