Kina në garë hapësinore me SHBA-të dhe Rusinë

ËSHTË LANSUAR MODULI I DYTË PËR STACIONI HAPËSINOR “TIANGONG”

Kina e ka lansuar modulin e dytë nga gjithsejt tre për krijimin e stacionit të planifikuar hapësinor, me çka Pekini do të jetë një hap më afër realizimit të qëllimit të tij ambicioz – deri në fund të vitit të ketë stacion tërësisht funksional që do të qarkullojë rreth Tokës. Moduli- laboratori, me peshë 23 tonë, i quajtur “Ventian”, që do të thotë “ëndërr për parajsën” në hapësirë u transportua nga raketa më e fuqishme kineze “Long March 5B” sot herët në mëngjes, sipas kohës evropiane.

Gjithë ngjarjen miliona njerëz e kanë ndjekur live në televizionin shtetëror. Tre astronautët u përshëndetën si heronj kombëtarë, ndërsa raketa në të cilën hynë u lansua nga Qendra Vençang, në ishullin jugor Hainan, ndërsa televizioni SiSiTiVi operacioni  e ka vlerësuar si “sukses të plotë”.

Moduli i parë për stacionin hapësinor kinez fluturoi në prill të vitit të kaluar, ndërsa tani afër tij është ngjitur edhe elementi i dytë, i dërguar sot. Udhëtarët njoftuan se janë në gjendje të mirë.

ASTRONAUTI

“Kemi hyrë në modulin kryesor. Muajin e ardhshëm nga laboratoria do të arrijë edhe moduli tjetër, derisa ta rrumbullakësojmë shtëpinë tonë në hapësirë.”

Moduli i tretë pritet të lansohet në muajin tetor dhe më këtë do të kompletohet stacioni hapësinor “Tiangong” ose “Pallati i parajsës”. Kina për një kohë të gjatë e promovon “ëndrrën e saj hapësinore” që t’i arrijë SHBA-të dhe Rusinë në projektet hapësinore, por Presidenti Si Xhinping projektin e ka vënë në “shpejtësinë e gjashtë”. Në qoftë se stacioni fillon të punojë deri në fund të këtij viti, suksesi do të jetë pjesë e ngjarjeve me të cilat shënohen 10 vite nga nisja me punë. Kina që nga viti 2021 është çkyçur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, pasi Uashingtoni ia ndalo NASA-s, një nga pesë agjencitë hapësionore që marrin pjesë në projekt, të bashkëpunojë me Pekinin. Vendi gjatë viteve të fundit ka arritur sukeses edhe vetëm – ka dërguar rover në Mars dhe sonda në Hënë, ku Pekini thotë se planifikon të ndërtojë bazën kineze. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share