Kina dënon rrëzimin e balonës nga SHBA

Pekini: Përdorimi i forcës, reagim i tepruar

Rrëzimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të balonës kineze ka tensionuar sërish marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Menjëherë pasi avionët amerikanë F-22 asgjësuan balonën mbi ujërat e Atlantikut në brigjet e Karolinës së Jugut, Ministria e Mbrojtjes e Kinës bëri një notë proteste duke e konsideruar atë një reagim të tepruar nga autoritetet amerikane dhe në shkelje serioze e praktikës ndërkombëtare.

“Ne shprehim protestën tonë solemne kundër kësaj qasjeje të SHBA-së dhe rezervojmë të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t’u marrë me situata të ngjashme,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në një deklaratë për mediat.

Qeveria kineze tha se anija ajrore civile përdorej për kërkime, kryesisht për qëllime meteorologjike dhe ishte devijuar larg kursit të saj të planifikuar për shkak të erës dhe motit te keq.

Por në një deklaratë të Pentagonit, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA-të morën të gjithë hapat e nevojshëm për t’u mbrojtur kundër grumbullimit të informacionit të ndjeshëm të balonës.

Sipas tij, pas studimit dhe kontrollit u arrit në përfundimin se të gjitha pajisjet e balonës ishin të vlefshme. Rrëzimin e balonës e përshëndeti edhe presidenti Xho Bajden i cili komplimentoi pilotët për operacionin e suksesshëm.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi një udhëtim këtë fundjave në Kinë për shkak të shfaqjes së balonës kineze mbi SHBA.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share