Kimi konfirmon largimin nga “American Idol”

Artisti me origjinë nga Kosova, Freskim Rama, i njohur për publikun me emrin artistik Kimi, është tërhequr nga gara e “American Idol”.

Lajmin për largimin nga ky shou i madh i talenteve e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ai thotë se nuk do të performojë më, por që për të ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe në këtë rrugëtim takoi njerëz të mahnitshëm.

Postimi i plotë i Kimit (pa ndërhyrje):

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota.

Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë.

Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur.

Ju dua të gjithëve”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share