“Keqdashës që duan të minojnë demokracinë”
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Juri Kim ka reaguar sot për sulmet kibernetike të mbështetura nga Irani.
Në një konferencë të Dhomës Amerikane të Tregtisë ajo tha se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë autoritetet për forcimin e masave të sigurisë.
Kim i cilësoi sulmet nga keqdashës që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci.
“Këto regjime autoritare po përdorin teknologji për t’u shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike”, tha Kim që shprehu mbështetje për Shqipërinë në përballimin e këtyre situatave.
Tv Klan