Kim Kardashian e ka shprehur gjithnjë mendimin e saj për tatuazhet. Në 2009, kur u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë të bënte një të tillë, ajo u përgjigj “nuk mund të vendosësh ngjitëse mbi një Bentley”.
Por thuajse 15 vite më vonë, Kim ka treguar se e ka bërë përpara 2 vitesh tatuazhin e saj të parë.
“Më në fund vendosa ngjitëse mbi një Bentley”, thotë Kim në episodin e ri të “The Kardashians” teksa tërheq buzën e poshtme dhe zbulon një tatuazh me simbolin e pafundësisë. Duke qenë se tatuazhi është në pjesën e brendshme të buzës, nuk duket nëse vetë ajo nuk e tregon. Ishte i fshehur kaq mirë sa Kim ka rreth 2 vite që e ka bërë dhe vetëm miqtë e ngushtë e dinin sekretin.
Kim tregon se tatuazhi është bërë natën që ka prezantuar “Saturday Night Live” në Tetor 2021. “Unë dhe miqtë e mi bëmë tatuazhe të njëjta dhe unë thashë ‘s’ka shanse që të bëj një tatuazh’. Por kështu feston për ‘SNL’, me një tatuazh të vogël në 4:30 të mëngjesit”, thotë ajo.
Duke qenë se tatuazhi është i fshehur mirë, Kim habitet herë pas here kur kujtohet që e ka. “Ndonjëherë jam duke pastruar dhëmbët me fill dentar dhe them ‘ç’është kjo gjëja e zezë?’”, përfundon ajo./tvklan.al