Pas romancës me me një partner 13 vite më të ri, Kim Kardashian ka ndryshuar mendje. Për dashurinë e saj të radhës, ka vendosur të ketë kushte strike. Si më të rëndësishmen, 42-vjeçarja vendos moshën, siç u shpreh në reality shoun familjar “Dhë Kardashians”.
“Pas eksperiencës time të fundit, kam vendosur kufij moshe. Dua të më përshtaten me moshën, i dua në të 40-at.“
Kim Kardashian nisi në 2021-shin një romancë me komedianin e famshëm amerikan Pit Dejvidsën, i cili është 13 vite më i ri. Pavarësisht se gjithmonë shfaqej e lumtur në krah të tij, romanca mes tyre nuk zgjati më shumë se 9 muaj dhe u mbyll verën e vitit të kaluar, pa ndonjë arsye të veçantë.
Kohët e fundit, Kim Kardashuan është përfolur se po shoqërohet me 46-vjeçarin, Tom Bredi, i cili përmbush kushtet e reja të yllit të rielliti shout amerikan.
Megjithatë, asgjë nuk dihet deri më tani nëse ka vërtetë një romancë mes tyre. Kim shfaqet shumë konfuze me ndjenjat e saj që pas ndarjes ka ish-bashkëshorti dhe babai i 4 fëmijëve të saj Keni Uest.
Tv Klan