Kim Kardashian shpërthen në lot kur flet për Kanye West

Bukuroshja shpjegon se po përpiqet të mbrojë fëmijët nga lajmet që qarkullojnë për reperin

Rritja e fëmijëve nuk është një detyrë e lehtë për Kim Kardashian dhe Kanye West.

Personazhi i njohur televiziv dhe reperi kanë së bashku katër fëmijë, North, Shade, Chicago dhe Psalm por pas ndarjes së tyre duket se gjërat janë vështirësuar. Bukuroshja theksoi se po bën përpjekje të mëdha për të mbrojtur fëmijët e saj nga raportimet për sjelljen e babait të tyre, duke përfshirë komentet e fundit antisemitike të reperit.

“Unë kam pasur vetë babanë më të mirë dhe kujtimet më të mira për të dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi për aq kohë sa ata mund ta kenë këtë. Kjo është ajo që do të doja për ta. Nëse ata nuk i dinë të gjitha këto që thuhen apo çfarë po ndodh në botë, pse duhet t’ua sjell këtë energji negative? Kjo është shumë e rëndë edhe për të rriturit, ata nuk janë gati të merren me të”.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” thotë se ajo është përgatitur për ditën kur fëmijët e saj do ti i bëjnë pyetje rreth sjelljes së babait të tyre. Megjithatë, ajo ka deklaruar kategorikisht se nuk ka ndërmend të thotë asnjë fjalë të keqe për ish-bashkëshortin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share