Kim Kardashian duket se ka pësuar një incident, pasi disa fotografi kanë nisur të qarkullojnë në media, në momentin që është larguar nga restoranti “Le Voltaire”, në Paris, mbrëmjen e së dielës.
Personazhi i njohur televiziv është shfaqur me një pallto të zezë të madhe ndërkohë që shfaqet me dy gishtat e saj, të mbështjella me leukoplast.
Nuk ka qenë aspak e qartë se çfarë i ka ndodhur 43-vjeçares por ajo duket se po e kalonte me qetësi këtë incident pasi është shfaqur në një gjendje të mirë shpirtërore.
Nga fotot e publikuara, nuk kuptohet nëse Kim i ka dëmtuar gishtat në momentin që ka qenë në restorant apo para se të darkonte.
Kardashian, e cila ishte e pranishme në pasarelën e Balenciaga, është treguar mjaft e dashur me fansat, duke iu dhuruar autografe në momentin që ka dalë nga restoranti.