Mister identiteti i partnerit, ndihet e pasigurt
Kim Kardashian po përjeton një romancë të re. Këtë e pohoi vetë 42-vjeçarja në intervistë si pjesë e reality shoë “Keeping Up With the Kardashians” me Scot Disick-un, ish-partnerin e të motrës Kourtney.
Ylli i modës dhe ekraneve amerikane nuk pranoi t’ia bëjë të publik identitetin partnerit të ri, pasi tha se ende nuk është gati të shfaqet në takime publike me të.
Megjithatë, Kim Kardashian u shpreh se “ai ia kontrollon të gjitha kutitë”, duke nënkuptuar se lidhja e tyre ka arritur fazën e besimit reciprok sa ti tregojnë njëri – tjetrit shumë sekrete.
Kardashian duket e bindur për të aq sa pohoi se ai i plotëson të gjitha standardet. Në gusht të vitit të kaluar, ajo i dha fund një lidhjeje 9-mujore me komedianin Pit Dejvidson, me të cilin u lidh pas ndarjes me bashkëshortin dhe babain e fëmijëve, Kanye West.
Tv Klan