Andre Persaud ka tentuar disa herë të hyjë në shtëpinë e saj
Nuk është hera e parë që adhuruesit çmenden pas Kim Kardashian. Por disa prej tyre kanë shkuar edhe në ekstreme duke u bërë një problem për bukuroshen.
Kështu së fundmi bukuroshja ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj një fansi të saj. Atij i ndalohet të kontaktojë me Kardashian dhe duhet të mbajë një distancë prej 100 metrash prej saj.
Si pjesë e urdhrit, atij i ndalohet edhe posedimi i armëve të zjarrit dhe duhet të dorëzojë ato që ka tashmë.
42-vjeçarja është shprehur se personi i quajtur Andre Persaud u paraqit në shtëpinë e saj tre herë gjatë muajit gusht dhe thotë se ishte i armatosur.
Ai këmbënguli që të dy të komunikonin në mënyrë telepatike dhe mësohet se ylli i Keeping Up With the Kardashians është e shqetësuar se ai mund të bëhej i dhunshëm fizikisht.
Klan News