Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbërriti në Rusi pas një udhëtimi të gjatë me trenin e tij privat dhe të blinduar.
Në pamjet e shpërndara nga mediat ruse Kim Jong Un u pa në stacionin hekurudhor të Khasan në Lindjen e Largët të Rusisë.
Ai u prit nga ministri rus i Burimeve Natyrore Alexander Kozlov ndërsa në ditët në vijim lideri i vendit komunist do të takohet edhe me Presidentin rus Vladimir Putin, por vendi i takimit mbahet sekret. Mes Putin dhe Kim Jong Un nuk do të ketë ndonjë konferencë shtypi.
Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut që ndjek me shqetësim këtë vizitë raportoi se ka pasur lëvizje trupash ushtarake gjatë shoqërimit të diktatorit koreanoverior.
Ekspertët perëndimorë thonë se Moska ka të ngjarë t’i kërkojë Penianit predha artilerie dhe raketa antitank për luftën në Ukrainë. Si këmbim Rusia do të ofrojë teknologji të avancuar satelitore, nëndetëse me energji bërthamore, por edhe ushime për të cilat Koreja e Veriut ka mjaft nevojë pas saknsioneve ndërkombëtare.
Edhe SHBA po e ndjek me shqetësim këtë takim. Çdo transferim i armëve prej Koresë së Veriut në Rusi përbën shkelje të rezolutave të OKB-së dhe Uashingtoni paralajmëroi shtim të sanksioneve nëse ndodh një gjë e tillë.
Tv Klan