Kim Jong Un: Lufta me Korenë e Jugut mund të nisë në çdo moment

Lideri koreano-verior ka përjashtuar mundësinë për t’u ribashkuar me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut nuk do të kërkojë më pajtim dhe ribashkim me Korenë e Jugut. Kështu është shprehur lideri, Kim Jong Un që ka lënë të kuptohet se konfrontimi ushtarak mes dy vendeve është shumë afër.

“Nëse shikojmë nga afër veprimet luftarake konfrontuese nga forcat armike, fjala “luftë” është bërë një realitet dhe jo një koncept abstrakt.”

Deklarata e liderit e Kim Jong Un vjen pas zotimit të tij për të lëshuar më shumë satelitë të rinj spiun në orbitë dhe prodhimin e më shumë armëve bërthamore gjatë vitit të ardhshëm.

Marrëdhëniet mes dy Koreve janë përkeqësuar në pikën më të ulët këtë vit me lëshimin e satelitit spiun të Phenianit që e shtyu Seulin të pezullonte pjesërisht një marrëveshje ushtarake të vitit 2018 që synonte zbutjen e tensioneve.

Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord të testeve të armëve në vitin 2023 dhe synon të rrisë aftësitë e saj ushtarake. Këtë muaj, ajo lëshoi ​​raketën e saj më të fuqishme balistike ndërkontinentale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share