Në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport të Maqedonisë së Veriut mbrëmë me një ceremoni solemne u shpallë sportistët më të mirë për vitin 2023.
Epiteti sportist më mirë për vitin 2023 i takoi kik-boksierit Boban Ilioski në kategorinë e meshkujve dhe Meri Akievska, garuese në bodybuilding në kategorinë e femrave.
Boban Ilioski gjatë këtij viti krahas sukseseve të shumta doli kampion i botës në low-kick në kategorinë deri në 86 kilogramë, ndërsa në Kampionatin Europian fitoi vendin e tretë dhe medaljen bronztë në Kampionatin Evropian në Mai Tai. Në finalen e Kupës së Botës të muajit të kaluar në Portugali, ai mundi 3-0 Nurbek Uriboshev të Uzbekistanit.
Meri Akievska është tre herë kampione e botës në body-building dhe për herë të dytë në tri vitet e fundit është shpallur sportistja e vitit në Maqedoni.
Karateisti Vitomir Trajkovski u shpall sportisti më i mirë i ri, Milija Reljic u shpall sportisti më i mirë e re, ndërsa Dejan Mitrovski, udhëheqës i ekipit kombëtar në mai-tai dhe kik-boks, u shpall trajner-përzgjedhës më i mirë.
Çmimi për kombëtaren më të mirë në kategorinë e femrave i takoi përfaqësueses së hendbollit në kategorinë e sendoreve te femrat, ndërsa federata më e suksesshme është Federata e Volejbollit, e cila organizoi me sukses një nga grupet e Kampionatit Evropian në konkurrencë të seniorëve.
Ajo që ra në sy në kë ceremoni të shpalljes së më të mirëve për vitin 2023, në mesin e konkurrentëve nuk kishte asnjë sportist apo sportiste shqiptare, klub sporti apo punëtorë sporti?!