Kievi zmbraps një ofensivë ajrore gjatë natës

2 persona janë plagosur ndërsa ka patur edhe dëme materiale, sulme ka patur edhe në rajonet ruse

Ukraina dërgon sërish luftën në Rusi. Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se ka mundur të rrëzojë dy drone ukrainas gjatë natës. Një u rrëzua në rajonin Brjansk, ndërkaq tjetri në Kursk.

Guvernatori i Kurskut, postoi në rrjetet sociale imazhe të sulmit dhe shtoi se ka patur vetëm dëme materiale në disa ndërtesa, por pa viktima.

Nga ana tjetër sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë ndalur.

Sipas forcave ajrore ukrainase katër raketa lundrimi u rrëzuan mes një sërë sulmesh në kryeqytet gjatë natës.

Nga sulmet sipas guvernatorit të rajonit të Kievit kanë mbetur të plagosur 2 persona dhe 10 ndërtesa janë dëmtuar nga rënia e mbetjeve të raketave.

Sulmet në Rusi vijnë një ditë pas përplasjes së dy avionëve ushtarakë me njëri-tjetrin në veri të vendit  ku humbën jetën 3 pilotë. Mes viktimave ishte edhe një nga pilotët më të njohur në vend Andrii Pilshchykov i cili mori pjesë në luftime në fillim të luftës.

Një hetim është hapur për të zbuluar se cilat nga rregullat e fluturimit nuk është ndjekur saktë dhe çfarë shkaktoi përplasjen  e tyre.

Edhe Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi për ngjarjen duke thënë se vendi i tij nuk do të harronte askënd që mbrojti qiejt e lirë të Ukrainës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share