Kiev: Ukraina ka rrëzuar 61 nga 71 raketa në sulmin e sotëm rus

Kievi ka bërë të ditur se armata ruse sot ka gjuajtur 71 raketa lundrimi në një sulm masiv raketor në Ukrainë, prej të cilave 61 janë rrëzuar.

Raketat e lundrimit u lëshuan nga anijet dhe aeroplanët rusë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në raportin e tij të mbrëmjes për gjendjen.

Përveç kësaj, sipas rinumërimit paraprak, Rusia ka gjuajtur 29 raketa nga sistemi S-300, i cili në fakt është i destinuar për mbrojtjen ajrore, ndaj qëllimeve tokësore në Ukrainë.

DPA thekson se numrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kievi shtoi se qëllimi i sulmeve sërish ka qenë infrastruktura e Ukrainës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share