Moderatorja Kiara Tito ka konfirmuar se do të rikthehet në televizion gjatë sezonit të ri. Pas lindjes së vajzës së saj, Lunës, Kiara ka qëndruar larg ekranit, por tani është gati të kthehet.
Në një përgjigje në Instagram, ajo njoftoi se rikthimi i saj do të ndodhë në shtator. Për momentin, nuk ka detaje të tjera rreth emisionit të saj të ardhshëm, por fansat e saj presin me padurim kthimin e Kiarës në skenën televizive.