KH: E drejta e votës – Qeveria dhe KSHZ kanë diskriminuar personat me nevoja të posaçme

Gjykata Themelore Civile – Shkup, ka konstatuar se Qeveria e RMV-së dhe KSHZ-ja kanë kryer diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj personave me nevoja të veçanta gjatë realizimit të së drejtës së tyre të votës. Gjykata, sic njofton Klan M, ka konstuar se ky diskriminim është bërë me mosndërmarrjen e veprimeve për adaptimin e infrastrukturës dhe hapësirave në vendvotime duke cënuar parimin e adaptimit adekuat.

Në këtë mënyrë, sic thuhet në një komunikatë nga Komiteti i Helsinkit, këto institucione kanë pamundësuar personat me nevoja të veçanta që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe pjesëmarrjen aktive në jetën politike të vendit.

Gjykata, sic njofton KlanM, ka ngarkuar Qeverinë dhe KSHZ-në që deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme, në vendvotimet ku deri tani kjo nuk është mundësuar të sigurojnë;

-qasje, rrugë të rrafshta, vendparkingje të shënuara me ngjyrë përkatëse, vendosjen e shenjave në vende publike me format dhe contrast më të madh nëpër vendvotime,

-qasje në hapësirat e vendvotimeve me vendosjen e gilenderave afër shkallëve dhe mureve, instalimin e platformave për këto persona me nivele dhe shkallë,

-ndricimin, shpërndarjen e mobiljeve për të pasur më shumë mundësi lëvizjeje, paravane dhe kuti adekuate për të votuar personat me nevoja të posaçme.

Gjykata Themelore Civile Shkup ka ngarkuar Qeverinë dhe KSHZ-në që në media ta publikojnë dispozitivin e aktvendimit ku konstatohet se kanë bërë diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj personave me nevoja të veçanta gjatë realizimit të së drejtës së tyre të votës.

Sic përcjell Klan M, Gjykata këtë vendim e miratoi pasi Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, më 1 Shkurt 2021 dorëzoi për mbrojtje nga diskiriminimi nga interesi publik (action popularis). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share