KFOR: Nuk pati koordinim me Kurtin për komunat

Gallien: Veprimi për dërgimin e kryetarëve, i njëanshëm

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Galien deklaroi se për dërgimin e kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe nuk kishte asnjë koordinim me qeverinë e Kosovës.

“Kur këto ngjarje kanë nisur, do të thotë disa ditë para 29 Majit, nuk mund të them se ka pasur koordinim, sepse ka qenë veprim i njëanshëm, i marrë prej institucioneve të Kosovës, për t’i dërguar kryetarët nëpër komuna, përmes përdorimit të forcës”.

Në protestat e dhunshme të 29 Majit u lënduan 30 ushtarë të KFOR. Për këtë ngjarje, zëdhënësi i KFOR e pranoi se prapa tyre kishte grupe kriminale në Zveçan.

Për KFOR, të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi për situatat në veri të Kosovës dhe dialogu është vetmja zgjidhje.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet hakmarrëse. Njëra palë, për marrjen e vendimeve, pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë, dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve”.

Edhe pse situata aktualisht në veri është e qetë, Galieni shtoi se 500 ushtarë nga Turqia janë trajnuar dhe janë të gatshëm të intervenojnë në rast nevoje.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share