KURTI: DUHET TË RIVENDOSET LIRIA E LËVIZJES
“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Incidenti me persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve.
Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në deklaratën e KFOR it.
Ndërsa pas takimit në qeveri nuk ka pasur deklarata për media.
Nëpërmjet një komunikate qeveria ka njoftuar se në takim është diskutuar për gjendjen në veri dhe kanë ardhur në përfundim që duhet të rikthehet lëvizjja e lire edhe në këtë pjesë të Kosovës dhe barrikadat të hiqen.
Gjatë së hënës situata në veri dukej e qetë.
Janë bërë 17 dite që kur janë vendosur barrikadat në rrugët kryesore të veriut të Kosovës pas arrestimit të ish policit serb Pantiq I cili ndodhet në paraburgim